Bota, Koronavirusi

Italia raporton për 627 raste të reja të vdekjeve nga Covid-19

Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali vazhdon të rritet, duke u rritur me 14 për qind nga dita e djeshme, për të arritur në 37.860

Barış Seçkin  | 20.03.2020 - Përdıtësım : 21.03.2020
Italia raporton për 627 raste të reja të vdekjeve nga Covid-19 ( Pier Marco Tacca - Anadolu Agency )

Romë

Italia ka raportuar për 627 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri Covid-19, një rekord i ri i zymtë që sjell numrin e rasteve të përgjithshme të vdekjeve në vend në 4.032, numër që është më i larti në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e fundit të siguruara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve në vend vazhdon të rritet, duke u rritur me 14 për qind nga dita e djeshme, për të arritur në 37.860.

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, i cili tani numëron 2.549 viktima, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm në vend.

Pas thirrjeve urgjente nga autoritetet lokale, qeveria po punon në masa më të rrepta për të parandaluar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkelin rregullat e bllokimit.

Ushtria është vendosur për të mbështetur policët që patrullojnë rrugët në disa rajone, në përpjekje për të shmangur shkeljet.

Tani duket pothuajse e pashmangshme që shkollat të qëndrojnë të mbyllura shumë më gjatë nga data 3 prill e shpallur fillimisht, ndërsa orët e hapjes së supermarketeve dhe aktiviteteve në natyrë do të kufizohen më tej.

Lloji i koronavirusit të ri Covid-19 për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, duke u përhapur në të paktën 163 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli pandemi botërore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın