Bota, Koronavirusi

Itali, shkon në mbi 35 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 20 viktima

Barış Seçkin   | 16.07.2020
Itali, shkon në mbi 35 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Romë

Italia ka konfirmuar 20 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur shifrën e përgjithshme të të vdekurve në 35.017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet aktive kanë rënë në 12.473, ndërsa bilanci i përgjithshëm i të infektuarve me virusin është rritur në 243.736, me 230 raste në 24 orët e kaluara.

Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 196.246, pasi në 24 orët e fundit 230 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.

Deri më tani, në Itali janë kryer 6.103.492 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın