Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Itali, rastet ditore me COVID-19 shkojnë në mbi 6 mijë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se nga 264.860 teste të bëra në 24 orët e fundit, 6.513 persona rezultuan pozitivë

Barış Seçkin   | 01.08.2021
Itali, rastet ditore me COVID-19 shkojnë në mbi 6 mijë

Romë

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6.513 raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se nga 264.860 teste të bëra në 24 orët e fundit, 6.513 persona rezultuan pozitivë. Gjithashtu, për tri ditë me radhë rastet ditore kanë shkuar në mbi 6.000.

Që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020, në vend janë regjistruar gjithsej 4.350.028 raste me COVID-19.

Në vend janë 87.285 raste aktive dhe numri i pacientëve në kujdes intensiv ka arritur në 214.

Me vdekjen e 16 personave në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 128.063.

Ndërkaq, 2.170 pacientë janë shëruar gjatë ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 4.134.680.

Që nga 27 dhjetori i vitit 2020 kur filloi fushata e vaksinimit masiv, në Itali deri më sot janë administruar 68.280.456 doza të vaksinës, prej të cilave 32.265.237 persona kanë marrë të dyja dozat e nevojshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın