Itali, 822 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve
Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 29.003 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.509.875

Romë
Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 52.850, me 822 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 29.003 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.509.875.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 795.845, përfshirë 3.846 pacientë që aktualisht trajtohen në kujdes intensiv.
Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 661.180 persona, përfshirë 24.031 në 24 orët e fundit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.