Bota, Koronavirusi

Itali, 553 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 16.308 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.938.083

Barış Seçkin  | 19.12.2020 - Përdıtësım : 20.12.2020
Itali, 553 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Romë

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 68.447, me 553 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 16.308 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.938.083.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 620.166, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 2.784.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 1.249.470 persona, përfshirë 23.384 në 24 orët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın