Bota, Koronavirusi

Ish-kryeministri i Somalisë ndërron jetë nga COVID-19 në Londër

Mohamed Nour Adde publikoi një deklaratë në të cilën thuhet se babai i tij ndërroi jetë në "King’s College" në Londër, ku po trajtohej në javët e fundit

Ekip  | 01.04.2020 - Përdıtësım : 01.04.2020
Ish-kryeministri i Somalisë ndërron jetë nga COVID-19 në Londër

Mogadishu

Ish-kryeministri i Somalisë, Nour Hassan Hussein Nour Adde, ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Britani të Madhe, njoftoi familja e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mohamed Nour Adde publikoi një deklaratë në të cilën thuhet se babai i tij ndërroi jetë në "King’s College" në Londër, ku po trajtohej në javët e fundit.

Në një bisedë telefonike për AA, senatori Ilyas Ali Hassan konfirmoi vdekjen e Adde-s.

Familja e të ndjerit ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet në Britani, në përputhje me traditat islame.

Nour Adde ishte kryeministër i Somalisë nga nëntori i vitit 2007 deri në shkurt të vitit 2009.

"Të gjithë e njohim atë për shumë vite. Një patriot dhe zotëri i vërtetë, një bashkues", shkroi në rrjetet sociale Rashid Abdi, një analist rajonal.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.