Bota, Koronavirusi

Irani rregjistron trend rritës të rasteve me COVID-19

Gjatë ditës së kaluar asnjë vdekje e lidhur me virusin nuk është regjistruar në 15 nga 31 provincat e Iranit, ndërsa pesë provinca regjistruan nga një vdekje secila

Zehra Nur Düz  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 29.05.2020
Irani rregjistron trend rritës të rasteve me COVID-19

Ankara

Irani gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 50 vdekje tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke sjellë numrin e vdekjeve në 7,677, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë ditës së kaluar asnjë vdekje e lidhur me virusin nuk është regjistruar në 15 nga 31 provincat e Iranit, ndërsa pesë provinca regjistruan nga një vdekje secila, njoftoi televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pavarësisht se virusi është nën kontroll në 15 provinca, vendi vazhdon të regjistrojë prirje rritëse të infektimeve ditore në shumë provinca të tjera, veçanërisht në provincën jugperëndimore Khuzestan, thuhet në deklaratë.

Theksohet se Razavi Khorasan, Azerbajxhani Lindor dhe Perëndimor, Lorestan, Kurdistan, Kermanshah, Hormozgan, Mazandaran, Kerman, si dhe disa zona në provincat Sistan dhe Baluçestan janë ndër rajonet me rrezik të lartë.

Edhe 2,819 persona të tjerë janë testuar pozitiv ndaj COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 146.668, thuhet më tej.

Thuhet se 114.931 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet deri më tani, ndërsa 2.547 pacientë mbeten në gjendje kritike.

Numri ditor i rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi, të cilat ishin në rënie në mes të prillit, tregojnë prirje rritëse gjatë ditëve të fundit pasi autoritetet morën disa masa për të lehtësuar kufizimet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın