Bota, Koronavirusi

Iran, shkon në mbi 50 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.028.986, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 50.016

Muhammet Kurşun  | 05.12.2020 - Përdıtësım : 05.12.2020
Iran, shkon në mbi 50 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Teheran

Në Iran, 321 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 12.151 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.028.986, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 50.016.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 719.708 persona, ndërkohë që 5.818 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 6.298.438 teste.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın