Bota, Koronavirusi

Iran, rritet në 8.012 numri i të vdekurve nga COVID-19

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 70 vdekje për shkak të COVID-19

Muhammet Kurşun  | 03.06.2020 - Përdıtësım : 03.06.2020
Iran, rritet në 8.012 numri i të vdekurve nga COVID-19

Teheran
Tejkalon 8 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 70 vdekje për shkak të COVID-19.

Numri gjithsej i vdekjeve ka arritur në 8.012 njoftoi Jahanpour, duke shtuar se me 3.134 raste të reja ka arritur në 160.696 numri i përgjithshëm i rasteve.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 125.206 persona, ndërkohë që 2.585 pacientë janë në gjendje kritike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë konfirmoi se deri më tani në mbarë vendin janë bërë mbi 997 mijë teste.

Ndër të tjera Jahanpour, theksoi se rajoni Khuzestan në jug të vendit është përcaktuar "zonë e kuqe" dhe se në mesin e zonave me rrezik të lartë ndodhen edhe Azerbajxhani Lindor dhe Perëndimor, Kurdistan, Kermanshah, Bushehr, Hormozgan, Sisten-Baluchestan, Kazwin dhe Razavi Khorasan,

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın