Bota, Koronavirusi

Iran, rritet në 3,036 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën edhe 138 persona

Mustafa Melih Ahıshalı  | 01.04.2020 - Përdıtësım : 01.04.2020
Iran, rritet në 3,036 numri i të vdekurve nga COVID-19

Stamboll

Në Iran me 138 raste të reja të shënuara në 24 orët e fundit rritet në 3,036 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën edhe 138 persona.

Bashkë me këtë është rritur në 3,036 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, tha Jahanpour i cili shtoi se me shtimin e 2.987 rasteve të reja numri gjithsej i rasteve ka arritur në 47.593.

Më tej Jahanpour informoi se 3,871 nga personat e prekur me koronavirusin janë në gjendje të rëndë dhe se 15.473 njerëz kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit mjekësor.

COVID-19 i përhapur në botë nga Kina, për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas ai u përhap të në gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın