
TAHERAN (AA) - Lideri Shipërtëror iranian, Ajetullah Ali Hamanej ka aprovuar ligjin e faljes apo uljes së dënimit për 809 të dënuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë Zyrtare të Lajmeve të Iranit, IRNA, Hamanej, në kuadër të ditës së "Repbulikës Islame të Iranit" ka aprovuar vendimin e marrë nga një komision i Ministrisë së Drejtësisë së Iranit i cili parashikon faljen apo uljen e dënimeve për 809 të dënuar. Ndërkohë që në lidhje me detajet dhe emrat e atyre të cilët do të falen apo do të ju ulet dënimi nuk u dhanë detaje.
Më 1 prill të vitit 1979 me anë të një referandumi iranianët votuan 98 për qind pro formimit të "Republikës Islamike". Që nga ajo datë 1 prilli festohet në Iran si dita e "Republikës Islamike të Iranit".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.