Iran, 338 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se 18.409 raste të infeksionit janë regjistruar në 24 orët e fundit, nga të cilat 2.441 persona janë shtruar në spital

Teheran
Në Iran si pasojë e infeksionit të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 338 persona, duke e rritur numrin e të vdekurve gjithsej në 73.906, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se 18.409 raste të infeksionit janë regjistruar në 24 orët e fundit, nga të cilat 2.441 persona janë shtruar në spital.
Gjithsej 2.610.018 njerëz janë infektuar me koronavirus në këtë vend.
Janë 5.515 persona në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa deri më tani 2.057.692 njerëz janë shëruar nga infeksioni.
Deri më tani, janë kryer më shumë se 16,65 milionë teste për praninë e virusit.
Në Iran, më shumë se 1,18 milion persona morën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa dozën e dytë 244.526.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.