Bota

Irak, bashkëpunimi i PUK me organizatën terroriste PKK i dha goditje stabilitetit të rajonit

Organizata terroriste PKK minon stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit me aksione terroriste si bllokimi i rrugëve, zhvatje dhe rrëmbim

Ekip  | 22.02.2024 - Përdıtësım : 23.02.2024
Irak, bashkëpunimi i PUK me organizatën terroriste PKK i dha goditje stabilitetit të rajonit

Suleymaniyah

Përderisa partia Unioni Patriotik i Kurdistanit (PUK) në qytetin irakian Sulaymaniyah krijon hapësirë ​​për organizatën terroriste PKK/YPG në qendër të qytetit dhe zonat rurale, organizata terroriste PKK minon stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit me aksione terroriste si bllokimi i rrugëve, zhvatje dhe rrëmbim, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të përpiluara nga burime të Anadolu (AA), PUK vazhdon të krijojë hapësirë ​​për organizatën terroriste PKK në Suleymaniyah dhe rrethinat e saj. Në deklaratën e kryeministrit të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Masrour Barzani në shkurt të vitit 2021 thuhet se rindërtimi i 800 fshatrave nuk mund të përfundonte për shkak të pushtimit të maleve dhe zonave të banuara në rajon nga organizata terroriste PKK, poashtu ajo i pengon fermerët të hyjnë në tokat e tyre.

Ndërsa organizata terroriste PKK është e pranishme në Suleymaniyah dhe rrethinat e saj me të ashtuquajturat parti dhe shtrirje politike, ajo angazhohet në tregtinë e drogës dhe kontrabandën në pika të ndryshme midis kufirit Iran-Irak. Të ashtuquajturat parti politike dhe organizata joqeveritare (OJQ) të organizatës terroriste si Tevgera Azadi, PYD, RJAK dhe Biblioteka e Arkivit Kërkimor të Grave Kurde dhe Qendra e Akademisë operojnë në qendër të qytetit Suleymaniyah.

Organizata terroriste, e cila ka krijuar të ashtuquajturat pika kontrolli në zonat rurale të Suleymaniyah, ndalon transportin publik, merr haraç nga qytetarët dhe kryen rrëmbime të civilëve. Gjithashtu pretendohet se PUK u ka dhënë karta identiteti të përdorura nga njësia e saj kundër terrorizmit anëtarëve të PKK-së, duke lejuar kështu terroristët të kenë një shkallë të caktuar lirie në rajon.

Mbrojtja e PUK-së shërben si një urë strategjike në lidhjen midis strukturës së PKK-së në Malin Qandil në kufirin Irak-Iran dhe shtrirjeve të saj në Siri. Ndërsa PUK ofron trajnime ushtarake për anëtarët e organizatës terroriste që vijnë nga veriu i Sirisë, zona e Suleymaniyah përdoret si rrugë për kalimin e grupeve të milicisë shiite në Siri.

Rrëzimi i helikopterit në Duhok zbuloi bashkëpunimin PUK-PKK

Shkalla e bashkëpunimit mes PUK-së dhe organizatës terroriste PKK, u pa kur nga 2 helikopterët e rrëzuar në Duhok më 15 mars 2023 dolën 9 terroristë të PKK-së, poashtu edhe kur lideri i PUK-së, Bafel Talabani dërgoi Vahap Halabja, i njohur si komandanti antiterror, në veri të Sirisë për të marrë pjesë në funeralin e terroristëve më 22 mars.

Në kujtesën e publikut janë gdhendur edhe vizitat e vazhdueshme të kreut të grupit të PKK/YPG-së, Ferhat Abdi Şahin, i koduar Mazlum Abdi qytetin Suleymaniyah si dhe imazhet e Bafel Talabani që jep mesazhin e "unitetit" në foletë e organizatës terroriste në veri të Sirisë.

Bafil Talabani ftoi Cemil Bayık, një nga liderët e organizatës terroriste PKK/YPG, dhe Ferhat Abdi Şahin, i koduar si "Mazlum Abdi", në takimin që zhvilloi me partitë politike kurde në lagjen Dokan të Suleymaniyes më 23 nëntor 2022 dhe leximi i mesazheve të dërguara nga terroristët në takim ishte një shembull tjetër që theksoi bashkëpunimin PUK-PKK.

Derisa PUK kërkon legjitimitet ndërkombëtar për bashkëpunimin e saj me PKK nën emrin e "luftës së përbashkët kundër DEASH"-it, organizata terroriste vazhdon të përfitojë nga mundësitë e ofruara nga PUK për dërgesat e armëve dhe logjistikës nga aeroporti i Sulejmanijes në veri të Sirisë.

Aksionet terroriste të PKK-së në Suleymaniyah

Anëtarët e organizatës terroriste gjithashtu kryejnë akte terroriste si djegia e ndërtesave të partive politike në Suleymaniyah dhe rrethinat e saj, e cila është nën sundimin e PUK-së.

Në demonstratat e mbajtura në janar 2020, terroristët e PKK shkatërruan ndërtesat e PUK, Lëvizjes Goran, KDP-së, Komunitetit të Drejtësisë, Yekgirtu (Partia e Unitetit Islamik) biblioteka shtetërore, banka, drejtorinë e trafikut, ndërtesa të komunave, Piremegron, Dukan, Derbendihan, Seyidsadık, Hormal, Halabja, Suleymaniyah qendër, Qaladiz, dhe Rania.

Në shtypin lokal u njoftua se terroristët e PKK-së planifikonin të kapnin shumë pika në rajon midis 8-20 korrikut 2021. Njësia e krijuar nga organizata terroriste PKK nën emrin "Gratë e reja Luftëtare dhe Rinia Patriotike" kreu aksionin e saj të parë duke djegur arat në Ranya të Sulejmaniyes më 16 gusht 2023.

Përgjegjësja e KDP-së në Rania, Hiva Geylani, në deklaratën e saj për këtë temë theksoi se organizata terroriste me këtë njësi "dëshiron të shkaktojë kaos dhe luftë në rajon" dhe nënvizoi se struktura terroriste që rrezikon sigurinë e KRG-së duhet të parandalohet.

Sipas deklaratës së Dilşad Reşid Mella, anëtare e Bordit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Lëvizjes Goran, terroristët irakianë nga rajonet e Kandilit, Germijanit dhe Suleymaniyah morën pjesë në strukturimin e njësisë së krijuar nga organizata terroriste PKK më 2 gusht 2023 me emrin e ashtuquajtur "Forca Vetëmbrojtëse e Kurdistanit".

Reşid Mella e lidh edhe vrasjen e komandantit Peshmerga Mirza, e cila ndodhi në Zakho më 23 korrik 2023 dhe martirizimin e Osman Köse-s, diplomat që punonte në Konsullatën e Përgjithshme të Türkiyes në Erbil, me aktivitetet terroriste të kësaj njësie. Organizata terroriste PKK hapi një vend të quajtur "Biblioteka dhe Qendra e Akademisë Kërkimore të Grave Kurde" në Suleymaniyah më 7 gusht 2023.

Sipas deklaratës së drejtorit të Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) në Duhok, Ali Avni, në gusht të vitit 2023, në një të ardhme jo të largët, organizata terroriste PKK mund të fillojë të krijojë pika sigurie në Suleymaniyah dhe të kërkojë letërnjoftime nga drejtuesit e PUK-së dhe zyrtarë të tjerë të partive politike.

Sipas deklaratës së Ali Avni, terroristët e PKK-së, të cilët krijuan hapësirë ​​për veten e tyre në rajonet Rania dhe Kaladize të Suleymaniyah, po veprojnë gjithashtu në rajone si Ağcalar dhe Ahmedava.

Prania e organizatës terroriste PKK në rajon dëmton ekonominë e Suleymaniyes

Pasi organizata terroriste PKK hapi një zonë aktiviteti në Suleymaniyah, vendimi i Türkiyes për të mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet në rajon pati ndikim negativ në ekonominë rajonale.

Aeroporti i Suleymaniyes, i cili punëson mijëra njerëz dhe kryen fluturime nga 12 kompani ajrore, aktualisht ka humbur statusin e tij "ndërkombëtar" për shkak të ndalimit të hapësirës ajrore të Türkiyes.

Për shkak të humbjes së funksionit të Aeroportit të Suleymaniyes, rreth 200 kompani i ulën operacionet e tyre në nivelin minimal dhe shumë prej tyre ishin në prag të falimentimit. Qytetarët e rajonit vazhdojnë të drejtohen drejt aeroportit të Erbilit për fluturime ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın