Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

India vendos rekord të ri global me 414.188 raste ditore të COVID-19

India shënoi ditën e dytë radhazi me mbi 400 mijë raste me COVID-19 pasi të enjten raportoi 412.262 infeksione

Ekip  | 07.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
India vendos rekord të ri global me 414.188 raste ditore të COVID-19 Foto: İmtiyaz Khan / AA

Delhi

India sot ka vendosur një rekord tjetër global lidhur me rastet e përditshme të koronavirusit (COVID-19), duke regjistruar mbi 414 mijë raste në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi shënoi ditën e dytë radhazi me mbi 400 mijë raste pasi të enjten raportoi 412.262 infeksione.

Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se ka pasur 414.188 raste në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 21.49 milionë. Me 3.915 viktima të reja, vdekjet e lidhura me virusin u rritën në 234.083.

India është duke luftuar me një valë të dytë vdekjeprurëse të pandemisë e cila ka ngarkuar rëndë sistemin shëndetësor të vendit. Spitalet në vend janë të mbingarkuara me pacientë, gjë që çon në një mungesë akute të shtretërve.

Derisa vendi vazhdon të shohë rritje eksponenciale të rasteve, shumë gjykata tani po ndërhyjnë. Gjykata e Lartë e New Delhit të enjten urdhëroi autoritetet të sigurojnë kujdes mjekësor për të gjithë pacientët që vuajnë nga COVID-19 në kryeqytet.

Vendi që nga 27 prilli po ashtu ka marrë donacione ndërkombëtare të pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve ndihmëse për COVID-19. Qeveria, megjithatë, po përballet me pyetje të vështira pasi shumë spitale në nevojë thonë se ndihma nuk u ka arritur atyre.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın