Bota, Koronavirusi

India regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Indisë me vdekjen e 1.027 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 172.085

Büşra Selvi Öğütcen   | 14.04.2021
India regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Ankara

India e cila është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit ka regjistruar 184.372 raste të reja me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Indisë me vdekjen e 1.027 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 172.085.

Numri i vdekjeve të regjistruara çdo ditë në vend arriti nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit. Në Indi në 24 orët e fundit u zbuluan 184.372 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 13.873.825.

Kjo ishte shifra më e lartë e rasteve ditore që nga 30 janari 2020 kur u shënua rasti i parë me COVID-19.

Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Maharashtra me 3.519.208, Kerala 1.180.397 dhe në Karnataka 1.083.647.

Numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 arriti në 12.336.036 kurse numri i pacientëve të cilët janë në trajtim arriti në 1.365.647.

Sipas faqes "Woldmeters" e cila azhurnon të dhënat e COVID-19, India është vendi i dytë me më shumë raste dhe i katërti me më shumë viktima nga koronavirusi.

Në Maharashtra fillojnë kufizime të reja

Sipas lajmeve në shtypin indian në Maharashta ku u regjistruan rastet më të larta u morën masa të reja kundër COVID-19 të cilat do të hyjnë në fuqi nga ora 20:00 sipas orës lokale.

Kryetari i Maharashta-s, Uddhav Thackeray tha se masat e reja do të jenë në fuqi për 15 ditë në gjithë provincën. Ai shtoi se në këtë periudhë do të sigurohen vetëm nevojat themelore.

Duke theksuar se organizatat dhe vendet publike do të mbyllen, Thackeray tha se nuk do të lejohen të bashkohen më shumë se 4 persona. Ai theksoi se nuk do të ketë orë policore tani për tani, por që masat drastike janë të nevojshme.

"Tani është koha për të vepruar për të thyer zinxhirin. Qëllimi i vetëm është të shpëtojmë jetë. Nëse mund të mbijetojmë, ne mund ta mbajmë ekonominë gjallë. Unë e di që varka e bukës është e rëndësishme, por shpëtimi i jetës është gjithashtu i rëndësishëm", tha Thackeray.

Në Indi numri i vaksinimeve tejkalon 111 milionë doza

India me një popullsi prej rreth 1.4 miliardë banorë vazhdon fushatën e vaksinimit kundër pandemisë së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i aplikimeve të vaksinimit ka arritur në 111.179.578 doza.

Sipas faqes "Ourworldindinata.org" ku azhurnohen të dhënat e vaksinimit thuhet se India është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Kinës me numrin më të madh të vaksinimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın