Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

India raporton mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave arriti në 390.660 me 1.358 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit

Ekip  | 23.06.2021 - Përdıtësım : 23.06.2021
India raporton mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19

New Delhi

India sot tejkaloi shifrën prej 30 milionë raste me COVID-19, duke regjistruar 50.848 infeksione të reja në 24 orët e fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i viktimave arriti në 390.660 me 1.358 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

India gjithsej ka administruar mbi 294.6 milionë doza të vaksinave, me pothuajse 5.5 milionë doza të dhëna në 24 orët e fundit, sipas një raporti të lëshuar nga qeveria.

India ka shënuar një rënie të vazhdueshme të rasteve me COVID-19.

Pas një vendimi për të rihapur shkollat, autoritetet të martën theksuan se kjo do të duhej të bëhej me kujdes.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın