India i dhuroi Nigerisë 100.000 doza të vaksinës kundër COVID-19
Abhay Thakur, ambasadori i Indisë në Nigeri, tha se Agjencia Kombëtare për Ndihmë e Nigerisë (NPHCDA) në Abuja, kryeqytetin i vendit, ka marrë 100.000 doza të vaksinave të dërguara nga qeveria indiane

Abuja
India i ka dhuruar 100.000 doza të vaksinave Nigerisë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Abhay Thakur, ambasadori i Indisë në Nigeri, tha në një deklaratë se Agjencia Kombëtare për Ndihmë e Nigerisë (NPHCDA) në Abuja, kryeqytetin i vendit, ka marrë 100.000 doza të vaksinave të dërguara nga qeveria indiane.
Thakur tha se këto vaksina janë tregues i miqësisë së afërt të dy vendeve.
Në Nigeri deri më tani kanë arritur 4.224.000 doza të vaksinës AstraZeneca përmes kompanisë telekomunikuese jugafrikane MTN dhe mekanizimit COVAX.
Nga 5 marsi, kur në këtë shtet afrikan filloi vaksinimi masiv, janë vaksinuar më shumë se 700 persona.
Nga fillimi i pandemisë në Nigeri, popullata e së cilës arrin në rreth 201 milionë, numri i rasteve të infektimeve ka arritur në 163.113, prej të cilëve kanë vdekur 2.058, ndërsa janë shëruar 151.853.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.