Bota, Koronavirusi

India fillon vaksinimin e adoleshentëve nga mosha 15 deri në 18 vjeç

Muajin e kaluar, kryeministri Narendra Modi njoftoi se vaksinimi për fëmijët e moshës prej 15 deri në 18 vjeç, si dhe një dozë shtesë për punonjësit shëndetësorë dhe të linjës së parë, do të fillonte në janar

Ekip  | 03.01.2022 - Përdıtësım : 03.01.2022
India fillon vaksinimin e adoleshentëve nga mosha 15 deri në 18 vjeç

New Delhi

Për shkak të rritjes së madhe të rasteve ditore të COVID-19 në shumë qytete, India sot ka filluar vaksinimin për grupmoshat 15-18 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Muajin e kaluar, kryeministri Narendra Modi njoftoi se vaksinimi për fëmijët e moshës prej 15 deri në 18 vjeç, si dhe një dozë shtesë për punonjësit shëndetësorë dhe të linjës së parë, do të fillonte në janar.

Sipas statistikave të qeverisë, 1,89 milion adoleshentë kanë aplikuar për vaksinim deri më tani.

Vaksinimi i grupmoshës më të re erdhi në një kohë kur numri i rasteve në vend pothuajse është trefishuar në ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë tha se 33.750 infeksione të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 34,9 milionë. U regjistruan 123 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e të vdekurve në 481.893.

Kjo është hera e parë që India ka regjistruar mbi 30.000 raste në një ditë që nga mesi i shtatorit.

Ministria po ashtu theksoi se u regjistruan 1.700 raste të variantit Omicron.

Derisa numri i rasteve rritet, shumë qytete indiane kanë njoftuar kufizime të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Të dielën, ministri indian i Shëndetësisë tha se vetëm 17 për qind e fondeve të miratuara sipas Pakos së Reagimit Emergjent kundër COVID-19 (ECRP-II) ishin përdorur për të përmirësuar infrastrukturën shëndetësore për të luftuar virusin.

Kohët e fundit, qeveria njoftoi gjithashtu se më shumë se 60 për qind e popullsisë së kualifikuar tani është vaksinuar kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın