Bota, Koronavirusi

Indi, rastet ditore të zbuluara me COVID-19 arrijnë 60 mijë për të dytën ditë radhazi

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së kaluar po ashtu u raportuan 933 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 42.518 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në vend

Ekip   | 08.08.2020
Indi, rastet ditore të zbuluara me COVID-19 arrijnë 60 mijë për të dytën ditë radhazi

New Delhi

India gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 61.537 raste të tjera të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), duke shënuar për dy ditë radhazi mbi 60 mijë infeksione të reja të raportuara dhe mbi 500 mijë infeksione për vetëm nëntë ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së kaluar po ashtu u raportuan 933 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 42.518 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka shkuar në rreth 2.1 milionë, ndërsa numri i pacientëve të shëruar në 1.4 milionë.

Pesë shtetet më të prekura përsa i përket rasteve të zbuluara janë Maharashtra (490.262), Tamil Nadu (279.144), Andhra Pradesh (206.000), Karnataka (158.254) dhe kryeqyteti Delhi (142.723).

Në mbarë vendin për virusin COVID-19 janë testuar rreth 23.4 milionë persona të dyshuar.

India është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, së bashku me SHBA-të dhe Brazilin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kjo ashtë dita e katërt radhazi që India po regjistron numrin më të madh të infeksioneve të reja ditore në të gjithë botën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın