Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Indi, numri i rasteve me COVID-19 tejkaloi shifrën 31 milionë

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Indisë, janë regjistruar 38.949 raste të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm në 31,02 milionë

Ekip  | 16.07.2021 - Përdıtësım : 16.07.2021
Indi, numri i rasteve me COVID-19 tejkaloi shifrën 31 milionë Foto: Amarjeet Kumar Singh / AA

New Delhi

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Indi ka shkuar në mbi 31 milionë, ndërsa vendi regjistroi gati 39 mijë raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Indisë, janë regjistruar 38.949 raste të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm në 31,02 milionë. Gjithashtu, janë regjistruar 542 viktima tjera, duke e çuar numrin e të vdekurve në 412.531.

"Numri i rasteve aktive në Indi aktualisht është 430.422. Rastet aktive përbëjnë 1,39 për qind të rasteve totale", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ka pasur një rënie të përgjithshme të rasteve dhe vdekjeve në pjesën më të madhe të vendit në valën e dytë të pandemisë që po vazhdon akoma. Megjithatë, ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se njerëzit që nuk ndjekin udhëzimet për COVID-19 mund të shkaktojnë një rritje të rasteve.

Sipas të dhënave zyrtare, dje janë administruar mbi 3,5 milionë dosa të vaksinave, ndërsa mbi 390 milionë doza janë administruar deri më tani në fushatën e vaksinimit mbarëkombëtar. Megjithatë, Shumë qytete raportojnë mungesë të furnizimit me vaksina.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın