Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Indi, numri i rasteve ditore me COVID-19 vazhdon të jetë mbi 400 mijë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4.092 viktima dhe 403.738 raste të reja me COVID-19

Şeyma Uzundere   | 09.05.2021
Indi, numri i rasteve ditore me COVID-19 vazhdon të jetë mbi 400 mijë

Ankara

Në Indi një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), në 24 orët e fundit sërish janë regjistruar mbi 400 mijë raste të reja me virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 4.092 personave në 24 orët e fundit numri i viktimave shkoi në 242.362. Ndërsa me 403.738 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 22.296.414.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë se nga shifrat e publikuara.

Ndërkohë vazhdojnë trajtimin 3.736.648 pacientë. Nesër në rajonin Tamil Nadu pritet të fillojë mbyllja e plotë e cila do të zgjasë deri më 24 maj.

Në Indinë me afro 1.4 miliardë banorë, pavarësisht se nga 16 janari kur filloi fushata e vaksinimit janë aplikuar rreth 169 milionë e 440 mijë doza të vaksinës, nuk është arritur ende niveli për të ndaluar pandeminë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın