Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Indi, mbi 100 milionë persona nuk kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Ministri indian i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfundojnë procesin e imunizimit dhe tha se punonjësit shëndetësorë në nëntor do të shkojnë derë më derë për ata që shmangin vaksinimin

Sümeyye Dilara Dinçer  | 28.10.2021 - Përdıtësım : 29.10.2021
Indi, mbi 100 milionë persona nuk kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Ankara

Më shumë se 100 milionë persona në Indi nuk kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri indian i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfundojnë procesin e imunizimit dhe tha se punonjësit shëndetësorë në nëntor do të shkojnë derë më derë për ata që shmangin vaksinimin, raportoi Guardian.

"Jam i sigurt se ata mendojnë se një dozë do të jetë e mjaftueshme", tha Bhavna Dewan, një punonjëse e shëndetësisë që punon në rajonin Nainital.

Rreth 77 për qind e popullsisë në Indi morën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa vetëm 34 për qind morën të dytën.

Në Indi, e cila ka pësuar humbje të mëdha në luftën kundër COVID-19, numri i rasteve ditore ka rënë nën 30.000 në 29 ditët e fundit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın