Bota

Indi, autoritetet vendosin masa parandaluese pas infeksioneve me virusin Nipah

Që nga muaji dhjetor, dy raste të konfirmuara të virusit janë raportuar në Bengalin Perëndimor dhe autoritetet kanë nisur “masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse të shëndetit publik në përputhje me protokollet e vendosura”

Ahmad Adil  | 28.01.2026 - Përdıtësım : 28.01.2026
Indi, autoritetet vendosin masa parandaluese pas infeksioneve me virusin Nipah

New Delhi

 India ka bërë të ditur se janë vendosur masa të shëndetit publik pasi dy raste të virusit Nipah u konfirmuan në shtetin Bengali Perëndimor, transmeton Anadolu.

Që nga muaji dhjetor, tha Ministria e Shëndetësisë e Indisë, dy raste të konfirmuara të virusit janë raportuar në Bengalin Perëndimor dhe autoritetet kanë nisur “masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse të shëndetit publik në përputhje me protokollet e vendosura”.

“196 kontakte të lidhura me rastet e konfirmuara janë identifikuar, gjurmuar, monitoruar dhe testuar dhe deri tani nuk janë zbuluar raste të tjera të sëmundjes nga virusi Nipah”, tha ministria indiane.

Më tej theksohet se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe se të gjitha masat e nevojshme të shëndetit publik janë në fuqi.

Virusi Nipah, një sëmundje zoonotike që mund të shkaktojë sëmundje të rënda të frymëmarrjes dhe encefalit, më parë është raportuar në shtetin jugor Kerala, ku vitet e fundit kanë ndodhur disa shpërthime.

Disa vende dhe rajone, përfshirë Tajlanda, Kazakistani, Nepali, si dhe Tajvani dhe Hong Kongu, kanë ndërmarrë masa pas rasteve në Indi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın