Bota, archive

Identifikohet nga ekspertët austriakë studenti i zhdukur në Meksikë

Sipas versionit zyrtar të ngjarjeve, mbetjet mortore të analizuara në Austri janë gjetur në një vend mbeturinash në Cocula, afër Iguala-s, qytet në shtetin e Guerrero-s ku më 26 shtator të vitit 2014 studentët ishin zhdukur.

17.09.2015
Identifikohet nga ekspertët austriakë studenti i zhdukur në Meksikë

MEXICO CITY (AA) - Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës gjatë ditës së mërkurë konfirmoi se formalisht janë identifikuar mbetjet mortore të edhe një studenti të zhdukur, i cili kishte humbur vitin e kaluar prej një shkolle për mësues të bujqësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Njëzet e një vjeçari Jhosivani Guerrero de la Cruz është rasti i dytë i identifikuar nga ekspertët e mjekësisë ligjore të Universitetit  Innsbruck  në Austri, prej 43 të rinjve të zhdukur.

Testet e ADN-së në fragmentet e eshtrave të bëra dhjetorin e kaluar lejuan ekspertët austriakë për të identifikuar 19-vjeçarin Alexander Mora Venancio.

Sipas versionit zyrtar të ngjarjeve, mbetjet mortore të analizuara në Austri janë gjetur në një vend mbeturinash në Cocula, afër Iguala-s, qytet në shtetin e Guerrero-s ku më 26 shtator të vitit 2014 studentët ishin zhdukur.

Ekspertët austriak asnjëherë nuk konfirmuan lokacionin ku është gjetur hiri sepse ata nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e mbetjeve mortore.

Sipas versionit të Qeverisë meksikane, policë të korruptuar lokal kanë rrëmbyer studentët në Iguala. Ata pastaj i kanë dorëzuar tek disa anëtarë të një karteli lokal të drogës të cilët i kanë vrarë dhe djegur në një zjarr të madh, duke i hedhur në një vend mbeturinash në Cocula.

Gjatë këtij muaji ekspertët ndërkombëtarë të caktuar nga Komisioni inter-amerikan për të Drejtat e Njeriut refuzuan versionin zyrtar të përpiluar nga autoritetet, duke numëruar probleme të shumta në hetimin.

Në mesin e këtyre dyshimeve ishte se ekspertët e zjarrit konkluduan se është e pamundur që zjarri me madhësinë e nevojshme kufomat e gjetura në vendgrumbullimin e mbeturinave t’i shndërrojë në hi.

Prokurori i Përgjithshëm aktual në Meksikë, Arely Gómez, i cili mori detyrën pasi u mbyll hetimi, tha se do të kërkohet hetim i dytë me ekspertët ndërkombëtarë për të studiuar versionin e parë zyrtar dhe për të gjetur indikacione të reja.

Kjo çështje ka dëmtuar reputacionin e presidentit Enrique Pena Nieto që kur u zhdukën studentët.  Pena Nieto garonte për një platformë për t’i dhënë fund korrupsionit, dhe administrata e tij disa herë është marrë në pyetje rreth mospërputhjeve në versionin zyrtar, dhe për shkak të hetimeve neglizhuese, përfshirë edhe implikimin e ushtrisë në krim.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın