Humb jetën një gazetar gjatë detyrës në Ukrainë
Arman Solden është punonjësi i 57-të i medias që humb jetën në luftën në Ukrainë dhe gazetari i 10-të që humb jetën në krye të detyrës

Kiev
Ka humbur jetën gazetari Arman Solden që ka ndjekur zhvillimet afër qytetit Bakhmut, ku vazhdojnë luftimet në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e AFP-së thuhet se video-koordinatori i agjencisë, Arman Solden është vrarë gjatë sulmeve me raketa të ushtrisë ruse në vendbanimin Chasov Yar.
Chasov Yar ndodhet pak kilometra larg Bakhmutit, ku prej muajsh ndodhin sulme të rënda.
Sipas Institutit Ukrainas të Komunikimeve Masive, Arman Solden është punonjësi i 57-të i medias që humb jetën në luftën në Ukrainë dhe gazetari i 10-të që humb jetën në krye të detyrës.