Bota

Hamasi dorëzon eshtrat e 4 të burgosurve izraelitë sipas marrëveshjes së armëpushimit

Ushtria izraelite konfirmoi se Kryqi i Kuq ka pranuar 4 arkivole nga Hamasi.

Rania R.a. Abushamala  | 13.10.2025 - Përdıtësım : 13.10.2025
Hamasi dorëzon eshtrat e 4 të burgosurve izraelitë sipas marrëveshjes së armëpushimit

Stamboll

Grupi i rezistencës palestineze Hamas dorëzoi mbetjet mortore të katër robërve izraelitë sipas marrëveshjes së armëpushimit për Gazën, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj morën dy arkivole të pranuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) nga Hamasi.

Ushtria shtoi se dy arkivole të tjera u morën gjithashtu nga Kryqi i Kuq dhe po transferohen te forcat izraelite.

Më herët, Hamasi kishte njoftuar se do t’i dorëzonte Kryqit të Kuq mbetjet e katër robërve në kuadër të fazës së parë të planit për armëpushim në Gaza.

Krahu i armatosur i grupit, Brigadat el-Kasam, deklaruan se trupat e Guy Illouz, Yossi Sharabi, Bipin Joshi dhe Daniel Perez do të transferohen.

Sot në mëngjes, Hamas liroi 20 të burgosur izraelitë të gjalla në këmbim të gati 2.000 të burgosurve palestinezë, në përputhje me fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin rënë dakord për fazën e parë të planit që ai paraqiti më 29 shtator, i cili synon të sjellë armëpushim në Gaza, lirimin e të gjithë robërve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite nga i gjithë Rripi i Gazës. Faza e parë e marrëveshjes hyri në fuqi të premten.

Faza e dytë e planit parashikon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force shumëkombëshe dhe çarmatimin e Hamasit.

Që nga tetori 2023, sulmet izraelite kanë vrarë mbi 67.800 palestinezë në enklavë, shumica gra dhe fëmijë, duke e lënë zonën pothuajse të pabanuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın