Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Greqi, gjoba për personat e pavaksinuar të moshës 60-vjeç e më tepër

Vlerësohet se mund të dënohen rreth 300 mijë persona

Ahmet Gençtürk  | 17.01.2022 - Përdıtësım : 19.01.2022
Greqi, gjoba për personat e pavaksinuar të moshës 60-vjeç e më tepër

Ankara

Personat e pavaksinuar të moshës 60-vjeç e më tepër në Greqi nga e hëna do të gjobiten, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Gjobat për janar do të jenë 50 euro dhe 100 euro nga shkurti për të rritur numrin e të vaksinuarve dhe të reduktojmë presionin mbi sistemin shëndetësor të vendit", raportoi e përditshmja lokale "Kathimerini".

Më tej theksohet se 90 për qind e të moshuarve 60-vjeç e më tepër janë vaksinuar apo kanë caktuar termin për t'u vaksinuar që nga njoftimi për gjoba ndërsa vlerësohet se mund të gjobiten deri në 300 mijë persona.

Punonjësit shëndetësorë në Greqi që nuk kanë pranuar vaksinën kundër COVID-19 tashmë janë pezulluar dhe rrezikojnë të shkarkohen nga puna nëse nuk respektojnë rregulloret e vaksinimit.

Disa zyrtarë në Greqi mbështesin vendosjen e vaksinimit të detyruar edhe për personat e grup-moshës nga 50 deri 60 vjeç, por një vendim i tillë ende nuk është miratuar.

Greqia të dielën regjistroi 95 vdekje të lidhura me COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në rreth 22 mijë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın