Bota, Koronavirusi

Gjermania shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Për të dytën ditë radhazi, Gjermania shënon rekord të ri të numrit të rasteve me COVID-19

Ayhan Şimşek  | 29.10.2020 - Përdıtësım : 29.10.2020
Gjermania shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Berlin

Gjermania sot njoftoi rritjen rekorde të rasteve ditore të koronavirusit për të dytën ditë radhazi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Robert Koch (RKI) konfirmoi 16.774 raste në 24 orët e fundit, totali më i lartë ditor i regjistruar për të gjithë periudhën pandemike.

Rekordi i mëparshëm një-ditor ishte 14.964 i regjistruar të mërkurën.

Autoritetet lokale shëndetësore raportuan 89 vdekje të tjera të lidhura me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10.272.

Numri i pacientëve me COVID-19 në repartin e kujdesit intensiv është dyfishuar gjatë dy javëve të fundit, duke arritur në 1.569 të mërkurën. Gati gjysma e tyre ishin në ventilator.

Përkundër trendit shqetësues të shtrimeve në spital dhe normave të njësive të kujdesit intensiv, gati 7.500 shtretër të kujdesit intensiv mbetën të lira që nga e mërkura, sipas RKI-së.

Me gati 480 mijë raste në total, Gjermania radhitet e pesta për nga numri më i lartë të infeksioneve të raportuara me COVID-19 në Evropë, duke u radhitur pas Francës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë. Por, numri i të vdekurve mbetet shumë më i ulët nga vendet tjera.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın