Bota, Koronavirusi

Gjermania do të bisedojë me Rusinë për vaksinën "Sputnik V"

Ministri Spahn tha se për furnizimin e vaksinës “Sputnik V” çështja parësore është që ajo të miratohet nga Bashkimi Evropian

Erbil Başay  | 08.04.2021 - Përdıtësım : 09.04.2021
Gjermania do të bisedojë me Rusinë për vaksinën "Sputnik V"

Berlin

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn tha se do të zhvillojë bisedime me Rusinë për furnizimin me vaksinën "Sputnik V" kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në programin "Morgenecho" të radios WDR5 nën strukturën e kanalit të parë televiziv gjerman ARD, ministri Spahn tha se për furnizimin e vaksinës “Sputnik V” çështja parësore është që ajo të miratohet nga Bashkimi Evropian (BE).

"Për këtë është e nevojshme që Rusia të sigurojë të dhënat. Vaksina nuk do të marrë miratim për sa kohë që nuk vijnë të dhënat", tha Spahn.

Ai rikujtoi se Komisioni Evropian dje lidhur me "Sputnik V" deklaroi se nuk do të bëjë marrëveshje ashtu sikurse me prodhuesit e tjerë. "Pas kësaj në mbledhjen e ministrave të BE-së, unë theksova se ne si Gjermani para së gjithash do të zhvillojmë bisedime dypalëshe me Rusinë lidhur me sasinë dhe kohën e ardhjes (së vaksinës)", shtoi Spahn.

"Në këtë pikë pas miratimit të vaksinës, nga Rusia presim deklaratë konkrete lidhur me kohën dhe sasinë që mund të mbërrijë në Gjermani", tha Spahn. "Për të bërë me të vërtetë një ndryshim në situatën aktuale, duhet që dorëzimi të realizohet në dy deri në katër ose pesë muajt e ardhshëm. Në të kundërtën në një mënyrë tjetër do të kemi mjaftueshëm vaksina", tha ai.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder ka deklaruar se do të nënshkruajnë marrëveshje paraprake për blerjen e 2.5 milionë dozave të vaksinës në rast se vaksina "Sputnik V" merr miratimin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın