Bota, archive

Gjermani, vazhdon fluksi i refugjatëve pavarësisht kontrollit të kufirit

Kancelarja Merkel tha se emigrantët ilegal ekonomik duhet të shkojnë, ndërkohë që zyrtari i saj i lartë për emigracion dha dorëheqje të papritur-

17.09.2015
Gjermani, vazhdon fluksi i refugjatëve pavarësisht kontrollit të kufirit

BERLIN (AA) – Mbi 7,000 refugjatë kanë arritur në Gjermani në 24 orët e fundit, pavarësisht kontrolleve të rishqyrtuara policore përgjatë kufirit mes Austrisë dhe Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia Federale e Gjermanisë tha të enjten se 7,226 refugjatë kanë hyrë në Gjermani të mërkurën, shumica prej të cilëve gjenden në shtetin jugor të Bavarisë, i cili kufizohet me Austrinë.  

Qyteti bavarez Freilassing, është shndërruar në pikën kryesore për hyrje të refugjatëve në ditët e kaluara, ndërkohë që mijëra kërkues të azilit tentojnë të hyjnë nga qyteti fqinj i Austrisë, Salzburgu.

Gjermania ka ngushtuar kufijtë e saj javën e shkuar, pasi Hungaria njoftoi për masat e reja të ashpra kundër refugjatëve, duke i drejtuar ata të shkojnë në Gjermani nëpërmjet Austrisë.

- Merkel: Refugjatët brenda, emigrantët ilegal jashtë-

Përskaj fluksit të vazhduar, të enjten kancelarja Angela Merkel përsëriti përkushtimin e Gjermanisë të pranojë refugjatët të cilët ikin nga lufta në vendet e tyre dhe presionet politike. Sidoqoftë, ajo premtoi masa më të ashpra kundër emigrantëve ilegal ekonomik, të cilët janë akuzuar nga politikanët djathtistë se po shfrytëzojnë sistemin e sigurisë sociale të Gjermanisë.

Gjermania në vitin 2015, pret numër rekord prej 800,000 aplikimeve për azil, katër herë më të lartë nga se ishte vitin e kaluar.

Ekonomia më e madhe evropiane vitin 2014 pranoi 202,834 aplikime për azil, nga të cilët 47,000 ishin shtetas të Sirisë.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın