Bota, Koronavirusi

Gjermani, shkon në mbi 50 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Qendra shtetërore për kontroll të sëmundjeve, Instituti “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 859 viktima nga COVID-19

Adis Karadza   | 22.01.2021
Gjermani, shkon në mbi 50 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Berlin

Numri i të vdekurve nga koronavirusi (COVID-19) në Gjermani ka tejkaluar 50 mijë, gjegjësisht është rritur me shpejtësi gjatë javëve të fundit, pavarësisht asaj se numri i të infektuarve përfundimisht po bie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra shtetërore për kontroll të sëmundjeve, Instituti “Robert Koch” sot njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 859 viktima apo gjithsej 50.642 nga fillimi i pandemisë.

Gjermania relativisht ka pasur numër të vogël të rasteve të vdekjes në fazën e parë të pandemisë dhe arriti shpejtë të heq shumë kufizime.

Por, gjatë vjeshtës dhe dimrit regjistroi nivel shumë më të madh të infeksionit. Gjatë javëve të fundit në vendin prej 83 milionë banorëve në ditë janë regjistruar qindra raste të vdekjes, ndonjëherë edhe mbi 1.000. Gjermania nga 10 janari ka tejkaluar 40 mijë raste të vdekjes.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel të enjten tha se shifrat e fundit të rasteve të vdekjes janë “të tmerrshme”.

“Këto nuk janë vetëm numra, ata janë njerëz që humbën jetën. Ka familje që i vajtojnë”, tha ajo.

Sipas saj, numri i rasteve të përditshme të koronavirusit ka rënë ndërsa më i vogël është edhe numri i personave në kujdesin intensiv se gjatë festave të Krishtlindjes.

Në Evropë, Britani të Madhe, Itali, Francë dhe Spanjë, që kanë më pak banorë edhe më tej kanë numër më të madh të rasteve të vdekjes.

Shefi i institutit “Robert Koch” Lothar Wieler këtë javë tha se shpjegimi për vdekjet e larta është "relativisht i thjeshtë, por relativisht dëshpërues".

“Rritja thjeshtë lidhet me faktin se numri i rasteve të koronavirusit është rritur kaq shumë”, tha ai.

Shifrat ditore të të infektuarve arritën maksimumin në dhjetor. Sot Instituti “Roberth Koch” njoftoi 17.862 raste të reja, në krahasim me 22.368 para shtatë ditëve ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Gjermani është më shumë se 2.1 milionë.

Numri i rasteve të reja në 100 mijë banorë gjatë shtatë ditëve arriti në 115.3 ndërsa para një muaji ishte thuajse 200. Kjo shifër edhe më tej është shumë mbi qëllimin qeveritar prej maksimum 50.

Bllokimi momental i Gjermanisë është vazhduar këtë javë deri më 14 shkurt për shkak të shqetësimeve për shkak të mutacionit të virusit të tilla siç është lloji që u zbulua për herë të parë në Britani. Autoritetet po tentojnë të inkurajojnë më shumë njerëz që të punojnë nga shtëpia, duke e zvogëluar në këtë mënyrë numrin e atyre që përdorin transportin publik.

Merkel tha se deri në fund të verës të gjithëve në Gjermani do t’u ofrohet vaksinimi. Ka pasur kritika për shkak të fillimit të ngadaltë të vaksinimit ndërsa deri të mërkurën 1.32 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın