Gjermani, shkon në 2 milionë numri i rasteve me koronavirus
Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka raportuar 22.368 raste të reja dhe 1.113 vdekje

Berlin
Rastet e të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Gjermani kanë kaluar zyrtarisht shifrën 2 milionë, ndërsa vala e dytë vazhdon të rritet në gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA)
Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 22.368 raste të reja dhe 1.113 vdekje në 24 orët e fundit, që është mbi mesataren shtatëditore të rasteve dhe fataliteteve.
Vdekjet e fundit e çuan numrin e përgjithshëm të viktimave të vendit në 44.994 dhe konfirmuan se numri i infeksioneve ka arritur në 2 milionë që nga fillimi i pandemisë një vit më parë.
Gjermania shënoi një milion në nëntor të vitit të kaluar dhe dyfishoi numrin e saj në vetëm shtatë javë, duke treguar ashpërsinë e valës së dytë të COVID-19.
Autoritetet shëndetësore kohët e fundit zbuluan variante më ngjitëse të virusit në Britani dhe Afrikën e Jugut në Gjermani, por mbetet e paqartë nëse rritja e fundit e numrave është e lidhur me këto mutacione.