Gjermani, rritet në 432 numri i të vdekurve nga COVID-19
Në Gjermani janë regjistruar 5.201 raste të reja, me të cilat numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 56.572

Berlin
Gjermania regjistroi 73 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e kaluara, me çka numri i përgjithshëm i viktimave deri më tani ka shkuar në 432, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA)
Faqja e internetit me qendër në Berlin, Coronavirus-Monitor, e cila përpilon të dhënat e azhurnuara nga autoritetet lokale të shëndetësisë, raportoi 5.201 raste të reja, me të cilat numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 56.572.
Më shumë se 9.200 pacientë të infektuar nga virusi janë shëruar deri më tani.
Gjermania është vendi i tretë me raste nga pandemia e koronavirusit në Evropë, por numri i të vdekurve në këtë shtet ka mbetur më i ulët se në dy vendet më të goditura, Italia dhe Spanja.
Qeveria e koalicionit e kancelares Angela Merkel njoftoi se nuk do të lehtësojë masat kufizuese para 20 prillit, për shkak të rritjes së vazhdueshme të infeksioneve të reja në vend.
Javën e kaluar, qeveria shtrëngoi kufizimet kundër pandemisë, duke ndaluar çdo kontakt social midis më shumë se dy njerëzve në publik. Shtetet federale gjithashtu urdhëruan të mbyllen të gjitha dyqanet jothelbësore, ndërsa restorantet u kufizuan me shërbime nga sportelet dhe me shpërndarje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.