Bota, Koronavirusi

Gaza përballet me mungesë të mjeteve për diagnostifikimin e COVID-19

Lufta e Gazës kundër pandemisë së koronavirusit është vështirësuar nga bllokada 13-vjeçare izraelite, e cila ka shkaktuar mungesa të mëdha të ilaçeve dhe pajisjeve

Zehra Nur Düz   | 09.04.2020
Gaza përballet me mungesë të mjeteve për diagnostifikimin e COVID-19

Gaza

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se Rripi i Gazës përballet me mungesa të mëdha pajisjesh për diagnostikimin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Laboratori qendror në Gaza ka ndaluar testimet pasi kanë përfunduar pajisjet e zbulimit të koronavirusit, u tha përfaqësuesve të mediave zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qidra.

Duke theksuar se dhjetëra mostra janë ende në pritje të ekzaminimit, Qidra tha se janë harxhuar 44 për qind e ilaçeve, 31 për qind e mjeteve mjekësore dhe 65 për qind e furnizimeve laboratorike.

Ai shtoi se 1.018 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet.

Qidra gjithashtu tha se palestinezët që kthehen në Gaza nga jashtë, mbahen në karantinë për 21 ditë nëpër shkolla, hotele dhe qendra shëndetësore.

Lufta e Gazës kundër pandemisë së koronavirusit është vështirësuar nga bllokada 13-vjeçare izraelite, e cila ka shkaktuar mungesa të mëdha të ilaçeve dhe pajisjeve.

Bllokada ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar 2 milionë banorët e saj të lëvizin lirshëm brenda dhe jashtë Gazës, duke parandaluar edhe hyrjen e shumë gjërave elementare.

Ministria palestineze e Shëndetësisë dje njoftoi për dy raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 263, përfshirë 13 të infektuarit në Gaza.

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një kumtese ka njoftuar se janë infektuar gjithsej 500 palestinezë që jetojnë në shtete të ndryshme, ndërsa kanë humbur jetën 23 shtetas palestinezë që jetojnë jashtë vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın