Bota, Koronavirusi

Gaza, filloi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë kundër COVID-19

Si pjesë e programit të vaksinimit, punonjësit shëndetësorë në Gaza pranuan vaksinën "Sputnik V" të zhvilluar në Rusi

Safiye Karabacak  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
Gaza, filloi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë kundër COVID-19 ( Mustafa Hassona - Anadolu Agency )

Gaza

Në Gaza u krye vaksinimi i punonjësit shëndetësorë kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Si pjesë e programit të vaksinimit, punonjësit shëndetësorë në Gaza pranuan vaksinën "Sputnik V" të zhvilluar në Rusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, 23 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kudsin Lindor të pushtuar, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës si rezultat i infektimit me koronavirus, ndërsa janë regjistruar 1.911 raste të reja.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 208.349, numri i viktimave arriti në 2.259 persona, ndërsa deri më tani janë shëruar 189.154 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.