Bota, Koronavirusi

Francë, rritet në 28.940 numri i viktimave nga COVID-19

Numri i rasteve aktive në Francë sot ka rënë për 260 pacientë, duke arritur në 14.028

Ekip  | 03.06.2020 - Përdıtësım : 03.06.2020
Francë, rritet në 28.940 numri i viktimave nga COVID-19

Paris

Situata me koronavirusin e ri (COVID-19) në Francë vazhdon të përmirësohet, përderisa numri i të infektuarve vazhdoi të bie ndërsa numri i viktimave mbetet i ulët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjithsej 85 vdekje të reja u raportuan nëpër spitale, që është një rrite për 54 në raport me ditën paraprake, ndërsa 23 vdekje u regjistruar në shtëpitë e pleqve. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në spitale deri më tani është 18.590, ndërsa në shtëpitë e pleqve 10.350.

Që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, numri i vdekjeve në Francë qëndron në 28.940, ndërsa numri i të infektuarve shënon rritje prej 766, duke arritur në 151.325.

Numri i rasteve aktive sot ka rënë për 260 pacientë, duke arritur në 14.028. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv ra në 1.253.

Përkundër ashpërsisë së virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen. Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Francë janë shëruar 68.812 persona nga COVID-19.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 6.32 milionë, me mbi 2.72 milionë të shëruar dhe mbi 377 mijë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın