Franca raporton numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19
Në Francë janë regjistruar vetëm 31 vdekje të reja dhe ulje e numrit të të hospitalizuarve

Paris
Ministria e Shëndetësisë së Francës ka njoftuar se sot është regjistruar numri më i ulët i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 31 raste të vdekjeve në spitale janë regjistruar sot, që është një ulje prej 4 vdekjeve në krahasim me ditën paraprake. Në spitalet e Francës gjithsej kanë humbur jetën 18.506 persona, ndërsa në shtëpitë e pleqve janë regjistruar 10.327 vdekje.
Që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, numri i vdekjeve në Francë qëndron në 28.833, ndërsa numri i të infektuarve shënon rritje të vogël prej 338, duke arritur në 152.091.
Numri i të infektuarve sot ka rënë për 34 pacientë, duke arritur në 14.288. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv ra në 1.302.
Përkundër ashpërsisë së virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen. Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Francë janë shëruar 68.440 persona nga COVID-19.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 6.23 milionë, me mbi 2.7 milionë të shëruar dhe mbi 374 mijë të shëruar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.