Bota, Koronavirusi

Francë, shënohen mbi 14 mijë raste të reja me COVID-19

Kryeministri Jean Castex tha se mund të vendosin kufizimin e daljes në rrugë nëse situata e pandemisë përkeqësohet edhe më tej

Yusuf Özcan  | 27.09.2020 - Përdıtësım : 28.09.2020
Francë, shënohen mbi 14 mijë raste të reja me COVID-19

Paris

Në Francë në 24 orët e fundit janë shënuar 14.412 raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Institucioni i Shëndetit Publik njoftoi se me 14.412 rastet e reja të COVID-19 ka arritur në 527.446 numri i rasteve ndërsa me 39 vdekjet e reja ka arritur në 31.700 numri i viktimave nga virusi.

Në Francë, shkalla e testeve pozitive të COVID-19 u rrit në 7.2 për qind.

Në 7 ditët e fundit në spitale janë shtruar 4.102 persona, 763 prej të cilëve ndodhen në kujdesin intensiv.

Me rritjen e numrit të të sëmurëve në kujdesin intensiv në vend ecuria e pandemisë vazhdon të përkeqësohet.

Franca me 16.096 raste më 24 shtator shënoi numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri Jean Castex në një deklaratë për kanalin "France 2" tha se mund të vendosin kufizimin e daljes në rrugë nëse situata e pandemisë përkeqësohet edhe më tej.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın