Bota, Koronavirusi

Filipinet regjistrojnë mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 307.288

Islam Uddin  | 29.09.2020 - Përdıtësım : 30.09.2020
Filipinet regjistrojnë mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

Ankara

Filipinet në 24 orët e fundit kanë regjistruar mbi 3 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), theksuan sot zyrtarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 307.288.

Me 37 viktima tjera, numri i të vdekurve po ashtu u rrit në 5.381.

Gjithsej 252.665 pacientë janë shëruar.

Virusi vdekjeprurës po ashtu u përhap në policinë filipineze pasi 61 policë tjerë rezultuan pozitivë për COVID-19. Me këtë, infeksionet në forcën e policisë janë rritur në 5.812, sipas mediave të drejtuara nga shteti

Deri më tani, 17 policë kanë vdekur për shkak të COVID-19, ndërsa 4.610 janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın