Erdoğan: Marrëdhëniet Turqi-SHBA po kalojnë nëpër një “proces ndryshe” gjatë mandatit të Trumpit
“Po përjetojmë një proces ndryshe në marrëdhëniet turko-amerikane gjatë mandatit të parë dhe të dytë të z. Trump”, tha Erdoğan përkrah Trumpit gjatë një vizite në Zyrën Ovale

Washington DC
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Ankaraja dhe Washingtoni po kalojnë nëpër një “proces ndryshe” gjatë presidencës së homologut të tij amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu.
“Po përjetojmë një proces ndryshe në marrëdhëniet turko-amerikane gjatë mandatit të parë dhe të dytë të z. Trump”, tha Erdoğan përkrah Trumpit gjatë një vizite në Zyrën Ovale.
Erdoğan tha se është i lumtur për vizitën në Washington këtë javë, ku mori pjesë edhe në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
Presidenti turk mbërriti në kryeqytetin amerikan të mërkurën pasi u adresua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe zhvilloi bisedime me disa nga homologët e tij.
Erdoğan tha se me presidentin amerikan do të diskutojnë “në detaje” shitjet e avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 për Turqinë, si dhe çështjet që lidhen me bankën turke Halkbank.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e tij se Trump “po bën përpjekje për paqen” dhe se si mund të punojnë së bashku në të ardhmen, presidenti Erdoğan tha se “e them këtë sepse e besoj”.
“Besoj se së bashkum krah për krah, do t’i kapërcejmë këto sfida në rajon”, tha ai.
Të dy presidentët aktualisht po mbajnë një drekë pune.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.