Ekipi i Anadolu Agency filmon qytetin e Kobanit, i shndërruar në gërmadhë nga luftimet

ALEPO (AA) - Ekipi i Anadolu Agency (AA) filmon qytetin e Kobanit (Ayn el Arap) të Alepos i cili për shkak të konflikteve mes organizatës terroriste ISIL dhe grupeve kurde është shndërruar në gërmadhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas konflikteve të vazhdueshme prej më shumë se 4 muajsh qyteza ka kaluar kryesisht nën kontrollin e grupeve kurde. Theksohet se organizata terroriste e cila mbajti të rrethuar rajonin dhe kishte depërtuar deri në qendër të saj tashmë është tërhequr në rajonin jugor të Kobanit.
Ekipi i AA që ndjek zhvillimet nga Suruçi në kufi të Sirisë dhe në rajonin e luftës hyri në Kobani i cili është kthyer në një grumbull rrënojash. Nga sulmet me armë të rënda ajo që ka mbetur pas janë vetëm ndërtesat e rrënuara, lagjet e shkatërruara, infrastruktura e rënë dhe mjetet e shkatërruara që tashmë janë bërë për skrap. Në qendër të qytetit vështirë se gjen ndërtesë të pa dëmtuar. Gjithashtu tregu, spitali dhe ndërtesat publike në Kobani janë shkatërruar.
Vërehet se në ndërtesat gërmadha grupet kurde kanë varur çarçafë dhe qilima për tu mos u dukur nga snaiperët. Në Kobani ku nuk ka popullsi civile vërehet se shumë ndërtesa janë shkatërruar si pasojë e sulmeve të ajrit, sulmeve kamikaze dhe të predhave e të mortajave. Ndërkohë, në rajon herë dëgjohen dhe zëra armësh nga konfliktet, ku dhe avionët e koalicionit zhvillojnë fluturime vrojtimi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.