Bota

Egjipti: Presidenti palestinez Abbas dhe Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes

Zëdhënësi i Presidencës egjiptiane, Mohamed el-Shennawy tha se presidenti palestinez Abbas dhe kryeministri izraelit Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes në Sharm el-Sheikh

Halime Afra Aksoy, Mehmet Nuri Uçar  | 13.10.2025 - Përdıtësım : 13.10.2025
Egjipti: Presidenti palestinez Abbas dhe Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes

Stamboll

Zëdhënësi i Presidencës egjiptiane, Mohamed el-Shennawy njoftoi se presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes në Sharm el-Sheikh, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, Shennawy deklaroi se "Abbas dhe Netanyahu do të marrin pjesë në Samitin e paqes për të përforcuar marrëveshjen për t'i dhënë fund sulmeve në Gaza dhe për të theksuar angazhimin e tyre për ta mbështetur atë".

Pritet që në samit të marrin pjesë shumë krerë shtetesh, përfshirë presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın