Bota

Deputeti racist grek gris flamurin e Turqisë në Parlamentin Evropian

Lagos, ish-anëtar i partisë greke të së djathtës ekstreme, Agimi i Artë, aktualisht deputet i pavarur i PE-së, grisi flamurin turk në një sesion të PE-së lidhur me refugjatët në ishujt grekë

Şerife Çetin, Ata Ufuk Şeker  | 30.01.2020 - Përdıtësım : 30.01.2020
Deputeti racist grek gris flamurin e Turqisë në Parlamentin Evropian

Bruksel

Deputeti racist grek në Parlamentin Evropian (PE), Ioannis Lagos, në sesionin parlamentar në lidhje me gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë, grisi flamurin e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu reagon ashpër ndaj grisjes së flamurit turk nga deputeti racist grek në PE

Çelik: Deputeti fashist grek tregoi mungesë karakteri

Në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së në Bruksel të titulluar "Gjendja humanitare në ishujt grekë", u trajtua gjendja e refugjatëve në rajon.

"Nuk dëgjojmë nga askush këtu të flasë në lidhje me gjendjen e shtetasve grekë. Të gjithë flasin për refugjatët, çka do të ndodhë me të drejtat e shtetasve grekë?", reagoi Lagos, ish-anëtar i partisë greke të së djathtës ekstreme, Agimi i Artë, aktualisht deputet i pavarur i PE-së.

Ai tha se 70 për qind të shtetasve grekë janë kundër migrimit të paligjshëm, duke pretenduar se populli i vendit është duke pësuar sulme nga migrantët.

"Nga ana tjetër është edhe Turqia, bën çdo gjë që dëshiron. Në vendin tonë vijnë migrantë në masë të madhe. Ja flamuri turk. Çka bëhet me të, griset dhe hudhet. Duhet t'i japim fund kësaj", tha Lagos dhe grisi flamurin turk prej letre, duke bërë një provokim të madh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın