Turqia

Çelik: Deputeti fashist grek tregoi mungesë karakteri

"Deputeti fashist grek i cili shfaqi mungesë respekti ndaj flamurit tonë në Parlametin Evropian (PE) ka treguar mungesë karakteri", tha zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik

Zehra Aydın Turapoğlu  | 30.01.2020 - Përdıtësım : 30.01.2020
Çelik: Deputeti fashist grek tregoi mungesë karakteri Foto: AA/Arhiv

Ankara

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik, tha se deputeti fashist grek i cili shfaqi mungesë respekti ndaj flamurit të Turqisë në Parlametin Evropian (PE) ka treguar mungesë karakteri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çelik reagoi nëpërmjet rrjetit social Twitter në lidhje me provokimin e deputetit fashist grek.

"Deputeti fashist grek i cili shfaqi mungesë respekti ndaj flamurit tonë në Parlametin Evropian (PE) ka treguar mungesë karakteri", shkroi ai.

Ai gjithashtu theksoi se PE-ja në rast se u dorëzohet racistëve në vend të zhvillimit të demokracisë, do të shndërrohet në adresë të atyre që dëshirojnë të shkatërrojnë vlerat e Evropës.

Kujtojmë se deputeti racist grek në PE, Ioannis Lagos, në sesionin parlamentar në lidhje me gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë, bëri një provokim të madh duke grisur flamurin e Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın