Bota, Koronavirusi

COVID-19, Rusia dërgon mjekë dhe pajisje në Serbi

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se gjithsej 11 fluturime janë planifikuar për të dërguar specialistë dhe pajisjet e nevojshme mjekësore në Serbi

Elena Teslova   | 03.04.2020
COVID-19, Rusia dërgon mjekë dhe pajisje në Serbi

Moskë

Rusia ka dërguar sot mjekë dhe pajisje mjekësore në Serbi, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar se veprimi vjen pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u dakordua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç për dërgimin e ndihmës humanitare në Serbi për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së sëmundjes.

"Avioni do të dërgojë një grup të avancuar të mjekëve ushtarakë, specialistë të virologjisë dhe epidemiologjisë me pajisje moderne për diagnostikimin epidemiologjik dhe masat e dezinfektimit në Bazën Ajrore Batajnica", thuhet në kumtesë, duke iu referuar bazës ajrore që ndodhet 20 kilometra në veriperëndim të Beogradit.

Nga ministria thonë se gjithsej 11 fluturime janë planifikuar për të dërguar më shumë specialistë dhe të gjitha pajisjet e nevojshme.

Serbia është shteti i tretë pas Italisë dhe SHBA-së ku Rusia dërgon mjekë dhe ndihma humanitare.

Specialistët e Ministrisë ruse të Mbrojtjes aktualisht po punojnë në Itali, ndërsa më herët gjatë javës është dërguar edhe një avion që transportoi pajisje mjekësore në SHBA.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin dhe bazuar në të dhënat nga Universiteti "Johns Hopkins" me bazë në SHBA ka vrarë rreth 54.000 njërëz ndërkohë mbi 218.000 të tjerë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın