Bota, Koronavirusi

COVID-19, Palestina kërkon ndihmë nga Kryqi i Kuq për të burgosurit në burgjet izraelite

Në një mesazh dërguar kreut të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, kryediplomati palestinez Maliki ka theksuar se në burgjet izraelite ka edhe të sëmurë kronikë

Hamdi Yıldız  | 30.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
COVID-19, Palestina kërkon ndihmë nga Kryqi i Kuq për të burgosurit në burgjet izraelite

Ramallah

Autoriteti Palestinez ka kërkuar nga Kryqi i Kuq të ndërhyjë për mbrojtjen e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kërkesa është bërë nga ana e ministrit të Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, i cili i ka dërguar një mesazh kreut të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Peter Maurer.

Maliki ka kërkuar nga Maurer të ushtrojë presion ndaj "qeverisë okupatore" për mbrojtjen e të burgosurve palestinezë nga COVID-19.

Kryediplomati palestinez ka theksuar se krahas të burgosurve nën masën e "burgimit administrativ", në burgje ka edhe të sëmurë kronikë, duke i bërë thirrje shefit të Kryqit të Kuq të bëjnë përpjekje për lirimin e të burgosurve.

Sipas të dhënave zyrtare, në burgjet izraelite gjenden 5.000 palestinezë, përfshirë 48 gra, 180 fëmijë dhe 700 të sëmurë kronikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın