Bota, Koronavirusi

COVID-19, numri i të shëruarve në mbarë botën shkon në mbi 350 mijë

Gjithsej 353.138 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Zehra Ulucak  | 09.04.2020 - Përdıtësım : 10.04.2020
COVID-19, numri i të shëruarve në mbarë botën shkon në mbi 350 mijë

Ankara

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 350 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 353.138 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, ku 77.370 njerëz e kanë mposhtur virusin.

Pas Kinës, shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Spanjë (52.165), Gjermani (50.557), Iran (32.309), Itali (28.470), SHBA (24.961) dhe Francë (23.206).

Në gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 1.589.016, kurse 94.946 kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın