Bota, Koronavirusi

COVID-19, Merkel del nga karantina dyjavore

Zëdhënësi i Merkelit ka njoftuar se kancelarja gjermane kthehet në punë në Kancelarinë Federale pas karantinës dyjavore, pasi rezultoi negative në tre teste të koronavirusit

Ayhan Şimşek  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
COVID-19, Merkel del nga karantina dyjavore

Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë nga karantina e vetimponuar pasi disa herë ka rezultuar negative në testin e koronavirusit të ri (COVD-19), tha sot zëdhënësi i saj Steffen Seibert, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Seibert tha se Merkel ka përfunduar karantinën dyjavore në përputhje me rekomandimet e Institutit "Robert Koch", që është agjencia shtetërore për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve.

"Kancelarja po kthehet në punë sot në Kancelarinë Federale", tha Seibert, duke shtuar se Merkel do të vazhdojë të përdorë video-konferenca për takimet e planifikuara me zyrtarët vendorë dhe me homologët ndërkombëtarë.

Merkel të hënën ishte negative në testin e tretë të koronavirusit, ndërsa negative ishin edhe dy testet paraprake.

Kancelarja 65-vjeçare hyri në vetë-izolim më 22 mars, dy ditë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 mjeku i kancelares i cili i dha një vaksinë paraprake.

Gjermania është shteti i tretë më i goditur nga pandemia e koronavirusit në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës.

Sipas statistikave të fundit të autoriteteve lokale, numri i vdekjeve në Gjermani sot është rritur në 1.111, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuara ka tejkaluar shifrën 85.000.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.