Brussels Airlines do të ndërpresë të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19
Në një deklaratë me shkrim nga kompania thuhet se duke filluar që nga 21 marsi do të pezullohen të gjitha fluturimet për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga kriza e koronavirusit në shkallë globale

Bruksel
Brussels Airlines, kompania kryesore e transportit ajror të Belgjikës ka vendosur të ndërpresë të gjitha fluturimet deri më 20 prill për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga kompania thuhet se duke filluar që nga 21 marsi do të pezullohen të gjitha fluturimet për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga kriza e koronavirusit në shkallë globale.
Ndër të tjera në deklaratë tërhiqet vëmendja se në këtë fazë, do të bëhen përpjekje që fluturimet të rifillojnë më 20 prill dhe se udhëtarët që kanë fluturim për periudhën në fjalë mund të ndërrojnë biletat e tyre deri më 1 qershor.
Kompania ajrore me qendër në Bruksel, realizon fluturime në mbi 100 destinacione me 48 avionë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.