Bota, Koronavirusi

Britani, 881 të vdekur brenda një dite nga COVID-19

Ministri i Jashtëm Dominic Raab, i cili po zëvendëson kryeministrin Borisn Johnson i cili po trajtohet nën kujdes intensiv nga COVID-19, njoftoi se numri i personave që humbën jetën në vend nga pandemia u rrit nga 7.097 në 7.978

Hasan Esen  | 09.04.2020 - Përdıtësım : 09.04.2020
Britani, 881 të vdekur brenda një dite nga COVID-19

Londër

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Britani është rritur në 7.978, pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 881 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm Dominic Raab, i cili po zëvendëson kryeministrin Borisn Johnson i cili po trajtohet nën kujdes intensiv nga COVID-19, njoftoi në konferencën e përditshme për shtyp se numri i personave që humbën jetën në vend nga pandemia u rrit nga 7.097 në 7.978.

Duke vënë në dukje që ai kryesoi mbledhjen emergjente të kabinetit sot, Raab theksoi rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të karantinës së pjesshme.

Ai tha se qeveria po përpiqet t'i mësojë plotësisht rezultatet e karantinës së pjesshme dhe se vlerësimet e para tregojnë se kjo masë ka pasur rezultate pozitive në luftën kundër virusit.

Raab tha se prioritet i tyre është shpëtimi i jetëve dhe pengimi i përhapjes së koronavirusit.

"Nuk duhet ta humbasim progresin që e kemi arritur. Nuk duhet të shkojnë huq sakrificat që kanë bërë shumë njerëz", deklaroi Raab.

Ndërkohë, ai njoftoi se gjendja e Boris Johnson, i cili kaloi natën e tretë nën kujdes intensiv, vazhdon të përmirësohet.

Boris Johnson u vendos në kujdes intensiv pas vazhdimit të simptomave, dhjetë ditë pas diagnostikimit me koronavirusin.

Në vend të prekur nga virusi ka rezultuar edhe princi Charles, i cili tashmë është shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın